Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce në profilin e tij në Facebook sot u bëri thirrje profesionistëve të kujdesit shëndetësor që të kujdesen për veten e tyre gjatë kësaj periudhe të koronavirusit.
– Kolegë, profesionistë të kujdesit shëndetësor – mos harroni të kujdeseni për veten gjatë kësaj kohe. Hani sa duhet, pushoni sa më shumë që të keni mundësi dhe qëndroni në kontakt me të dashurit tuaj. Kini kujdes, ruajuni !, ka shkruar Filipce. /BiMedia/