Nga Ministria e Shëndetësisë kanë lajmëruar se janë regjistruar edhe 26 raste të reja, 24 orët e fundit. Numri në total ka shkuar 285. Mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë një pacient i infektuar nga virusi, 79 vjeçar nga Dibra. Të infektuarit e ri sipas qyteteve, do ti nxjerrin orët në vazhdim, sepse ka persona të cilët jetojnë dhe punojnë në Shkup, por me prejardhje nga qytete tjera dhe në ndërkoh bëhen anketat, lajmëron ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. /BiMedia/