Vendi

Fetahu: BFI është e të gjitha subjekteve politike, është mbi partiake!

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Shaqir Fetahu, në emisionin 200, i cili do të transmetohet sonte në Alsat tha se ndryshimet në këtë institucion fetar ishin të domosdoshme, pasi që kredibiliteti i BFI-së filloj të shënojë rënie të dukshme. Kreu i ri i BFI-së deklaroi se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet kompetente për zbulimin e keqpërdorimeve financiare eventuale në BFI. Sipas tij politika nuk ka pasur dorë në zgjedhjen e kreut të ri të BFI-së i ri dhe se nuk do të lejojë që partitë të ndërhyjnë në punën e institucionit më të lartë fetar.

Nuk është e rastit që thash me plot guxim se BFI është e të gjitha subjekteve politike, është mbi partiake, do të jetë në shërbim të ndonjë subjekti politik kur ka të bëjë për ndonjë çështje që ka të bëjë me kombin tonë, çështja e gjuhës, çështja e nacionalitetit, kur është vlerë universale. Sepse çështja e gjuhë, çështja e nacionalitetit është çështje që  a dhënë Zoti dhe ne kemi obligim që ta mbrojmë me të gjitha forca. Në momentet kur vërtetë do të kërkohet nevoja që BFI me faktorët e saj ti qaset ndihmës për një çështje që është vërtet universale, kombëtare por pse jo edhe shoqërore atëherë është krejt normale të pranojmë kërkesa të këtilla. Siç është Covid19″-tha Shaqir Fetahu, kryetar i BFI-së.