Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Panorc të Malishevës.

Në këtë fshat, një 82 vjecar ka qëlluar me armë gjuetie veten e tij ku për shkak plagavë i njëjti ka ndërruar jetë.

Me këtë rast po merret policia, e trupi i Bajrë tash është në Mjekësinë ligjore.

Hamdi Bajra nga Panorci i Malishevës ka qëlluar veten me armë gjuetie, si pasojë vdiq në QKUK.

Trupi i tij i pajetë po qëndron në Mjekësinë Ligjore.

Por familja e Hamdi Bajrës, nga fshati Panorc i Komunës së Malishevës të mërkurën ka hapur dyert për ngushëllime.

Vdekja e 82-vjeçarit të martën pasdite ndodhi në rrethana ende të panjohura.

Ai dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në shtëpinë e tij, duke i shkaktuar vetes 8 plagë, të cilave nuk ka mundur t’ju mbijetojë.

Familjarët prapa kamerave i thanë televizionit se ai është vetëplagosur me një armë gjuetie, por që nuk dihet për detaje tjera dhe po presin raportin nga Policia.

Në një përgjigje për Televizionin, policia ka thënë se po vazhdojnë hetimet për rastin e cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Nysret Xhurkaj, zëdhënës i drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ka konfirmuar për T7 se i ndjeri është vetëqëlluar me armë.

Ndihma e parë, Hamdi Bajrës iu dha në Urgjencën e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Aty sipas raportit të doktorit kujdestar, Shpëtim Thaçit 82 vjeçari ka ardhur në gjendje të rëndë.

Kështu konfirmon mjeku i Urgjencës, Afrim Krasniqi në bazë të këtij raporti.

Krasniqi thotë se prej këtu, Bajra u dërgua në Emergjencën e Qendrës Klinike e Universitare të Kosovës.

Në QKUK, ai ka ndërruar jetë rreth orës 22:00 të së martës.

Me vendim të Prokrurorit, trupit të pajetë të tij po i bëhet autopsia.

Të mërkurën, nga Mjekësia Ligjore i kanë thënë televizionit se nuk është përfunduar raporti i obduksionit për këtë rast.

By I ZH