Zona euro regjistroi në tremujorin e dytë një rënie historike prej 12,1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), si pasojë e masave kufizuese për shkak të koronavirusit, njoftoi sot Zyra europiane e Statistikave Eurostat.

“Bëhet fjalë për rënien më të madhe që prej fillimit të matjeve në 1995”, nënvizoi në një komunikatë Eurostat.

“Ky vlerësim paraprak është i bazuar në burime të dhënash të paplota dhe do të bëhet objekt i rishikimeve”, shtoi Eurostat

By I ZH