Posta e Maqedonisë, është në pritje të dritës së gjelbër nga Qeveria për të filluar negociatat për nënshkrimin e marrëveshjes me një bankë tjetër dhe të jetë në gjendje të paguajë faturat ose të merret pension përmes Postës. Kreu i Postës së Maqedonisë, Ejup Rustemi, thotë se sot ka pasur mbledhje pune në Qeveri dhe tani janë në pritje të përfundimit. Rustemi bën thirrje për zgjidhje të menjëhershme të këtij problemi.

“Me kontratën që e kishim direkt ose indirekt ishin angazhuar 870 punonjës për ta kryer punën e qarkullimit pagesor. Posta ka 326 objekte dhe rreth 500 sportele që ofrojnë shërbime për qytetarët përmes qarkullimit pagesor në territorin e vendit. “Pas një vendimi të tillë, ende përpiqemi dhe ta mbyllim edhe sistemin së bashku me Bankën Popullore edhe për transaksionet, që nuk përfunduan atë ditë në qarkullimin pagesor- deklaroi  EJUP RUSTEMI – Drejtor i Përgjithshëm i Postës së Maqedonisë

Ne nuk morëm përgjigje nga Qeveria, e cila është edhe themeluesi i Postës së Maqedonisë, kur mund të fillojnë negociatat me bankat e tjera. Banka Eurostandard e falimentuar nënshkroi marrëveshje me Postën e Maqedonisë në vitin 2016 në kohëzgjatje prej 15 vjetësh. Për zbatimin e sistemit bankar në postë, të punësuarit iu nënshtruan trajnimit dhe përshtatjes shumëvjeçare të sistemit. Në ditën e mbylljes së bankës, pati edhe transaksione të bllokuara që qytetarët i bënin në bankë ose në postë. EVN Maqedoni i informoi qytetarët që atë ditë i kanë paguar faturat, nuk do të duhet t’i paguajnë përsëri, por vetëm të dërgojnë dëshmi të pagesës në mënyrë elektronike. Banka Popullore thotë se së shpejti do të ketë një zgjidhje për këtë problem, pra do të realizohen të gjitha transaksionet e qytetarëve.

By I ZH