Të rrinjtë tetovar me vullnet të plot e punë të madhe, organizuan në mënyrë vullnetare për hir të festave të : “Fitër Bajrami” dhe “Kurban Bajrami” aksionin humanitar të cilën e quajtën “Dhurata e Bajramit ” .

Përgjatë aktivitetit të parë të rrinjtë ishin të spostuar në dy lokacione të Tetovës, ku dhe arritja e kësaj ane ishte e bukur e njëkohësisht patën mbledhur dhe të holla të dhuruar nga familjarë, miq e njerëz bujar aksioni u kurorëzua me 100 palë veshje dhe 120 pako me ushqime për fëmijët më me nevojë.

Hera e dytë e këtij aksioni humanitar që për qëllim të vetëm kishte buzëqeshjen në fytyrë të fëmijëve doli i suksesshëm duke u kurorëzuar me 100 pako me veshje dhe ushqime për fëmijë në nevojë. Për 100 fytyra të pafajshme që meritojnë të jenë të lumtur, të buzëqeshin dhe të shijojnë mirësitë e Botës.

Për 100 fytyra që kur sheh pikëllim, dëshpërohesh e kur ti kontribon që ata të qeshin, gëzohesh e ndjehesh mjaft i lumtur.Ky aksion nuk do ishte aq i suksesshem pa ndihmesën e kontributin e mijërave njerëzve! Përgjatë aktivitetit të dytë, u vendosën dhe pakot në katër lokacione të Tetovës, si: “Mulliri i Vjetër”, “Garden”, “Sach” dhe “Pekon Bakery” në të cilën përgjatë tre ditëve( 27, 28 dhe 29 korrik) njerëzit patën mundësi që të kontribojnë në të holla me aq sa kanë mundësi e që vet aksionit t’i japin dritën më të bukur!
Motoja “ LE TË JETË FESTË” për dy herë rradhazi rezultoi me suksesin më shembullor e që dha shumë tek njerëzit!

By B I