Turqia duhet të vazhdojë me prodhimin gjatë pandemisë së koronavirusit që ta ruajë eksportin dhe furnizimin e prodhimeve kryesore, tha presidenti turk Rexhep Taip Erdogan derisa numri i të infektuarve në shtet tejkaloi 10.000 persona.

Ankaraja vendosi masa të ashpra për përkufizim të kontakteve sociale që ta parandalojë përhapjen e virusit. Rasti i parë në Turqi ishte shënuar para tre javëve, ndërsa qeveria deri më sot nuk u kishte lëshuar urdhër të qëndrojnë në shtëpi, transmetoi Hina.

Numri i rasteve të konfirmuara dje është rritur në 10.827 publikoi ministri i Shëndetësisë Fahtretin Koxha. Deri më tani në vend nga infektimi kanë vdekur 168 persona.

Pas seancës së qeverisë Erdogani porositi se Turqia duhet të vazhdojë me prodhimin, dhe i bëri thirrje popullatës vullnetarisht të qëndrojë në karantinë.

“Tani pyetja më e ndjeshme është vazhdimi i prodhimit që të ruhet furnizimi me prodhimet kryesore dhe eksporti”, theksoi presidenti turk.

“Turqia është shtet i cili duhet të vazhdojnë me prodhimin sepse që rrotat kthehen nën të gjitha kushtet dhe rrethanat”, shtoi Erdogani.

Turqia në karantinë të plotës ka vendosur 41 lagje që ta parandalojë përhapjen e infektimit.

Ankaraja i ndaloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare, e përkufizoi udhëtimin brenda në vend, i mbylli shkollat dhe objektet hotelerike dhe i ndaloi shërbimet fetare dhe ngjarjet sportive.

By I ZH

Leave a Reply