Elon Musk ka blerë 9.2 për qind të aksioneve në Twitter në vlerë prej 3 miliardë dollarëve.

Sipas Komisionit amerikan të Letrave me Vlerë, themeluesi i Teslas ka blerë 73 milionë e 486 mijë e 938 aksione të Twitterit.

Kjo blerje ka bërë që aktualisht aksionet e Twitterit të rriten me rreth 25 për qind.

Kjo blerje e bëjnë Muskun njërin nga aksionerët më të mëdhenj në kompani, që është katër herë më shumë se themeluesi i Twitterit, Jack Dorsey.

Musk është një përdorues i rregullt i Twitterit me më shumë se 80 milionë ndjekës, megjithëse kohët e fundit ai tha se po mendon seriozisht për ndërtimin e një platforme të re të medieve sociale.

Në fund të muajit të kaluar, Musk pyeti ndjekësit e tij nëse ata mendonin se platforma mediale sociale inkurajon fjalën e lirë.

“Fjala e lirë është thelbësore për një demokraci funksionale. A besoni se Twitter i përmbahet me rigorozitet këtij parimi?”, kishte pyetur Musk.

“A nevojitet një platformë e re?”, pati theksuar ai.