Është zbardhur dëshmia e familjarëve të Behar Sofisë, të cilët janë marrë në pyetje nga Policia pas ekzekutimit të biznesment 66-vjeçar gjatë ditës së djeshme në afërsi të Piramidës. Familjarët janë shprehur se Sofia nuk ka pasur kërcënime gjatë kohëve të fundit , dhe nuk ka pasur konflikte me askënd.

Familjarët e tij janë shprehur se ai kishte dalë nga banesa për të konsumuar kafen e mëngjesit, dhe më pas do të blinte diçka, por nuk kishte lënë takim me askënd, duke shuar kështu dyshimet se ai mund të jetë nxjerrë në pritë nga persona të tretë.

“Behari doli të pinte kafe, do blinte diçka dhe më pas do të kthehej në shtëpi. Nuk kishte lënë takim me askënd”, janë shprehur familjarët e biznesmenit.

Nga kqyrja paraprake e telefonit të tij nuk janë evidentuar telefonata apo mesazhe me persona të dyshimtë. Derimë tani në Polici janë shoqëruar për të dhënë dëshmitë e tyre 10 persona, të afërm dhe familjarë të Sofisë, ndërkohë që nuk ka asnjë gjurmë nga autorët e atentatit mafioz.

By B I