Kosova shënoi një numër rekord të infektuarish të shtunën, 79 pozitivë brenda një dite. Eksperti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Merkur Beqiri thotë se koha mesatare e dyfishimit të rasteve me koronavirus në Kosovë është shkurtuar në afërsisht një javë. Përmes një grafiku të përditësuar, të skenarëve të parashikimit të përhapjes së koronavirusit ai ka paralajmëruar për kujdes të shtuar.

“Koha mesatare e dyfishimit të infeksioneve në Kosovë ra sot më keq në 6.8, nga 9.3 sa ishte dje. Kjo nënkupton dyfishim potencial të rasteve përafërsisht për çdo javë nëse nuk ndryshon diçka ose te virusi, ose tek ne” – shkroi ai në Facebook.

“Virusin nuk mund ta ndryshojmë, por tek vetvetja mund të ndikojmë, po ashtu edhe tek njerëzit rreth nesh. Thërrasim për vigjilencë, vetëdije, konsideratë për vete, për familje, për komunitet dhe për të gjithë popullin”, – shkruan ai.

Image

By I ZH

Leave a Reply