Shkruan: Emin Azemi

Modeli Albin Kurti ka qenë dashur të ndodhë shumë më herët në skenën politike të shqiptarëve në Maqedoni. Mirëpo sa herë që bëheshim gati ta presim këtë model, në deriçkat e qeverive futeshin partitë opozitare shqiptare, të cilat saora digjnin kauzat ‘albiniste’ dhe shndërroheshin në flutura të djegura që jepnin shpirt posa binin në kontakt me kolltuqet e ngrohta të pushtetit.Mjaftonte një karamele kryeministrore për të joshur orekset e pashuara pushtetore të opozitarëve që nuk kishin synim ndryshimin e gjendjes por retushimin e saj.“Albin Kurtët” e Maqedonisë gabimisht i projektuan betejat e tyre politike, sepse ata luftonin për pashallëqe lokale, njëri në Gostivar e Tetovë, e tjetri në Strugë, duke e lënë një ‘terra incognita’ qëllimin final i cili mund të arrihej vetëm nëse mobilizimi politik kapte një gamë të gjerë njerëzish, idesh e veprimesh të guximshme, që do të udhëhiqeshin nga një qendër e vetme politike e shqiptarëve.Efekti që prodhon modeli Albin Kurti në Maqedoni, është më i kapshëm nëse shndërrohet në frymëzim, por nëse shkohet me çdo kusht në kopjim, atëherë tentativat do të jenë të barabarta me rrahjen e ujit në havan.

By I ZH