
Regjistrohen të infektuarit e parë nga virusi korona në Strugë. Bëhet fjalë për një burrë dhe grua. Burime jozyrtare kanë thënë njëri prej personave, ditët e kaluara ka qenë në Dibër, prej ku edhe mund të jetë infektuar. Në Strugë, ndërkohë janë testuar edhe qytetarë të tjerë të cilët disa kanë rezultuar negativ, ndërsa disa të tjerë pritet të dalin rezultatet finale. Burimet janë jozyrtare, pritet që të zyrtarizohet nesër nga Ministria e Shëndetësisë. /BiMedia/