Një shqiptar e ka humbur jetën nga koronavirus në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për Jani Depon, një 86-vjeçar i cili që 20 vjet jetonte në SHBA.

Ai ishte shtrirë në spital prej 12 ditësh i cili nuk mundi ta përballojë sëmundjen.

86-vjeçari kishte edhe probleme të tjera shëndetësore si në zemër e mushkëri, të cilat ia rënduan gjendjen.

Në këto kohë virusi, kur njerëzit janë të ngujuar, nuk do t’i jepet lamtumira e fundit, njofton Illyria Press përcjell Klan Kosova.

Ditë më parë u raportua edhe për një viktimë nga komuniteti shqiptar atje.

Bëhet fjalë për një sportist të ri.

By I ZH

Leave a Reply