Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik rreth orës 01:40 të 4 prillit, ka konfirmuar edhe tri raste të reja me coronavirus, duke bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 135.

Mbrëmë në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR (testimi 2), thuhet të jenë testuar 138 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rastet pozitive janë raste kontakti, prej 93 të testuarve, tre prej të cilave janë pozitive në Mitrovicë të veriut.

IKSHP-ja ka njoftuar se në vazhdimësi janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Deri më tani në Kosovë janë prekur  nga koronavirusi i ri 135 persona, 16 janë shëruar dhe një i moshura ka vdekur./21Media

By I ZH

Leave a Reply