Ed Sheeran nuk ka pranuar të marrë fonde nga Qeveria për rimburësimin e stafit që punojnë në pub-in e tij në Notting Hill të Londrës.

Një përfaqësues i muzikantit me vlerë 170 milionë funte, ka konfirmuar se Ed nuk do të kërkojë 80 përqind të pagave nga qeveria në mes të pandemisë coronavirus, e cila detyroi mbylljen e përkohshme të barit, shkruan DailyMail.

Ed Sheeran (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Njoftimi i këngëtarit 29-vjeçar erdhi vetëm disa javë pasi stilistja Victoria Beckham mori reagime pasi vendosi të përdorë paratë e taksapaguesve për të financuar 30 nga rrogat e punëtorëve të saj të modës, pavarësisht pasurisë së familjes së saj në vlerë 335 milionë funte.

Victoria Beckham (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Një zëdhënës për Ed i tha The Sun: “Biznesi, në pronësi të Ed Sheeran dhe Stuart Camp, nuk është dhe nuk do të ketë, qasje në çdo skemë qeveritare të çfarëdo lloji, duke përfshirë grante, huatë dhe kështu me radhë”.

Krijuesi i hitit “The A Team” hapi dyert e lokalit të tij të quajtur “Bertie Blossoms”, në shtator të vitit 2019.

Ai është bashkëpronar me menaxherin e tij Stuart Camp, dhje kjo pijetore ofron një listë të pijeve të gjera, duke përfshirë koktejet e shtëpive. /Telegrafi/

By I ZH

Leave a Reply