Ushtari amerikan Alexander Blake Klass, vetëm 20 vjeç, ka humbur jetën në kampin e Novosellës në Kosovë.

Lajmin e bën të ditur Departamenti amerikan i Mbrojtjes, i cili njoftoi se ushtari ishte pjesëtar i forcave amerikane që shërbente në kuadër të trupave paqeruajtëse në Kosovë

Klass së bashku me njësinë ku ai shërbente u vendosën në Kosovë në fillim të muajit mars të këtij viti, ndërsa bëhet me dije se vdekja e 20 vjeçarit nuk kishte të bënte me një incident të armatosur.

Më pak se 4 mijë trupa, nga të cilët 640 ushtarë amerikanë shërbejnë në Kosovë në kuadër të misionit të drejtuar nga NATO.

Gjatë shërbimit të tyre në Kosovë, mbi 200 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse kanë humbur jetën.

By I ZH