Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas të ShBA. Reperi i njohur Mo3 ka gjetur vdekjen në moshën 28 vjeçare pasi është qëlluar për vdekje teksa po udhëtonte me makinën e tij. Sipas mediave të huaja, një person i armatosur ka dalë nga një makinë e zezë.

Ngjarja ndodhur pikërisht në autostradën e Dallasit kur i armatosuri u afrua tek automjeti ku ishte reperi dhe e vrau në vend. Nga të shtënat me armë, u plagos lehtë dhe një kalimtar.

Deri tani nuk është arrestuar asnjë person për atentatin ndaj reperit. “Të dy burrat ndaluan automjetet e tyre, viktima doli dhe filloi të vraponte por u qëllua disa herë në autostradë”, raportoi KDFW.

Emri i vërtetë i reperit është Melvin A. Noble. Ai u bë i njohur për hitet “Broken Love”, “Everybody”, “Ride for me”, etj.

By I ZH