Gjenerali i lartë amerikan në Korenë e Jugut thotë se ai nuk beson pretendimin e Koresë së Veriut se nuk ka raste të koronavirusit.

“Ky është një pretendim i pamundur bazuar në të gjithë informatat që kemi parë,” tha Gjenerali Robert Abrams, Komandanti i Forcave Amerikane -Koreane (USFK), në një intervistë të përbashkët me CNN dhe Zërin e Amerikës.

“Sa? Nuk mund t’ju them, por me veprimet e tyre e di se për rreth 30 ditë në shkurt, në fillim të marsit, që ushtria e tyre ishte mbyllur dhe ata ndërmorën masa drakonike në vendkalimet e tyre kufitare dhe në formacionet e tyre “, transmeton Klan Kosova.

Koreja e Veriut nuk ka raportuar ndonjë infeksion me koronavirus, por kufizohet me dy nga vendet më të prekura në rajon – Kinën dhe Korenë e Jugut.

Ndërsa infeksioni me Covid-19 i 16-të i lidhur me USFK u raportua dje, Abrams tha që forca ushtarake ka arritur ta mbajë këtë numër të ulët.

By I ZH

Leave a Reply