Inxhinierët e robotëve kanë ndërtuar një robot shumë të ngjashëm me njeriun, të cilin e kanë quajtur “Ameca”.

Në një video të shkurtër të publikuar nga kompania “Engineered Arts”, duket momenti kur roboti “zgjohet nga gjumi” dhe habitet duke parë duart e veta. Kompania e përshkruan atë si “robotin më të avancuar në botë në formë njeriu”.

“Arsyeja pse e bëmë robotin të dukej si një njeri është që ndërveprojë me njerëzit. Fytyra njerëzore është një mjet komunikimi, dhe prandaj ne ndërtuam këta robotë tepër ekspresivë”, tha themeluesi i kompanisë, Will Jackson. “U përpoqëm që të ishim neutral sa i përket gjinisë dhe racës.

Donim vetëm të bënim diçka me karakteristikat bazike njerëzore, pa i shtuar gjë tjetër”. “Ameca” është përfundimi i një pune 15-vjeçare. Një robot do të kushtojë 133 mijë dollarë.

By I ZH