Janë bërë dy vite nga goli që Cristiano Ronaldo e realizoi në stilin “gërshërë” në fitoren 3:0 të Real Madridit kundër Juventusit në ‘Allianz Arena’.

Në minutën e 64’ të ndeshjes, Dani Carvajal dërgoi një top të lartë në zonën e Juventus, i cili dukej se duhet larguar vetëm me kokë për nga lartësia, por aty u shfaq Cristiano Ronaldo, që u hodh me stilin gërshërë dhe duke shënuar golin më të bukur në karrierën e tij.

“Ishte një nga golat që do ta kujtojë gjithmonë. Në 25 sekondat e parë, unë isha i irrituar që ai shënoi, por më pas fillova të mendoja për bukurinë e këtij goli. Kur ai më kaloi pranë, e pyeta: ‘Cristiano, sa vjeç je?’ Ai u kthye dhe u përgjigj: “Unë jam 33. Jo keq a?”. Të dy kemi filluar të qeshim”, deklaronte atëkohë Buffon, përcjell lajmi.net.

Përshtypja e golit të Ronaldos ilustrohet më së miri nga reagimet.

Zinedine Zidane u mbërthye nga mosbesimi në fytyrën e tij, dhe tifozët e Juventus u përkulën dhe duartrokitën.

Nga ai moment, lindi edhe dashuria e Ronaldos për Juventusin, gjë të cilën e ka pranuar edhe ai, dhe pas përfundimit atij sezoni, ai kishte kompletuar transferimin te skuadra nga Torino.

By I ZH

Leave a Reply