Në një sulm me thikë këtë mëngjes, një burrë vrau dy persona në qytetin Roman-sur-Isre, në Francën juglindore, dhe plagosi shtatë të tjerë, pas së cilës ai u arrestua, sipas burimeve të afërta me hetimin.
Sipas burimit nga hetimi, njëri prej të lënduarve është në gjendje të rrezikshme për jetën.
Sulmuesi sulmoi disa persona në dyqan dhe në rrugë para se të arrestohej.
Në mes të epidemisë Covid-19, ekzistojnë kufizime të lëvizjes në Francë.
Policia në Lyon ka filluar një hetim.
Prokurori i shtetit po heton rastin, dhe deri më tani nuk ka asnjë informacion nëse është terrorizëm. /BiMedia/