Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Prishtinë ka ndodhur një “vrasje në tentativë”.

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë rreth orës 15:00, Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për veprën penale “vrasje në tentativë”.

Sipas njoftimit, njësia policore, ka hasur tre të dyshuar ku prej tyre njëri ishte i plagosur nga arma e zjarri dhe tjetri ishte i therur me thikë, shkruan lajmi.net.

“Të lënduarit janë dërguar në QKUK, sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe disa thika.

Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është liruar, ndërsa dy të dyshuar që gjenden në QKUK ju është lëshuar vendim për ndalim. /Lajmi.net/

By I ZH

Leave a Reply