Ministri i Shëndetësisë i Zelandës së Re u dorëhoq pas një serie gabimesh gjatë pandemisë Covid-19.

David Clark thirri një konferencë shtypi të papritur sot duke njoftuar dorëheqjen nga posti që mbante.

Kryeministrja Jacinda Ardern e kishte kritikuar Clark në prill pasi për dy herë kishte shkelur rregullat e bllokimit të vendit ndaj koronavirusit.

Ai ofroi dorëheqjen e tij që në atë kohë, por Ardern tha që dorëheqja në atë moment do të shkaktonte probleme për vendin.

Ai gjithashtu ka qenë në shënjestër në javët e fundit pas shqetësimeve për keqmenaxhimin e karantinës dhe menaxhimin e objekteve të izolimit të krijuara enkas për të ndaluar Covid-19 të përhapej në Zelandën e Re.

Clark tha se ishte një “privilegj absolut” për të përmbushur rolin e ministrit të shëndetësisë dhe nuk ishte sekret që portofoli i tij ishte shumë impenjativ.

By I ZH