Gjatë fundjavës, gazetari i BBC-së Jeremy Bowen vizitoi vendet që ishin nën pushtimin e Rusisë. Ata kanë lënë rrënime pas Kievit.

Bowen intervistoi një grua nga periferia e Kievit, djali i vetëm i së cilës u vra nga ushtarët rusë. Irina Kostenko dhe djali i saj, Alexei jetonin vetëm në një shtëpi të goditur nga granatat ruse disa javë më parë.

“Dhimbja është e padurueshme. Tani unë jam vetëm në botë. Djali im ishte i ri, ai ishte 27”, tha Irina për BBC.

Ajo thotë se djalin e varrosi në kopsht “Trupin ia kam mbuluar me batanije për ta mbrojtur nga qentë. Nuk është në arkivol, e kam mbështjellë me qilim”, thotë ai.

Ndryshe, Irina solli në jetë një djalë në moshën 18-vjeçare ndërsa i ndjeri ishte edhe pjesëtar i ushtrisë. 

By B I