Vetëm në një ditë, 630 njerëz vdiqën në New York, konfirmoi guvernatori Andrew Cuomo në një konferencë shtypi. Eshtë gjithashtu një kërcim rekord në numrin e vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara.
Kjo do të thotë se numri i përgjithshëm i vdekjeve në New York tani është 3.565, tha guvernatori Andrew Cuomo. Shteti i New York ka një total prej 113,704 pozitivësh për sëmundjen Covid-19, nga të cilat 63.306 janë vetëm në qytetin e New York-ut. Për krahasim, kjo është vetëm gjashtë mijë më pak se në të gjithë Italinë. /BiMedia/
