Donika Bakiu është studente në ciklin e tretë të studimeve në UEJL, në drejtimin gjuhë dhe lëtërsi shqipe. Prej në studime deridiplomike ka qenë active, mbahet mend se ka qenë për 5 vite e angazhuar në revistën ‘’Euroidea’’, anëtare në Parlamentin Studentor, më pas në Quality Time, në këshillin e fakultetit dhe po ashtu dy vite anëtare në senatin e UEJL-së si përfaqëuese e FGJKK-së nga Parlamenti Studentor. Merr pjesë në konferenca, trajnime, seminare etj. Do ta pyesim se si është jeta për një e re si Donika në Maqedoninë e Veriut.

BiMedia: Keni arrit deri në ciklin më të lartë të studimeve si ndjeheni?

Donika Bakiu: Ndjehem shumë mirë, por ka edhe harxhime sepse kushtojnë për këtë falemenderoj prindërit sepse pa ata mund të them se nuk do të isha këtu ku jam. Doktoratura ka punë shumë edhe pak javë duhet të filloj procedurat për punimin që do të punohet dy vite mos më shumë e do të ketë disa prezentime para këshillit mësimor shkencor.

BiMedia: Si e kujton kohën si anëtare e parlamentin studentor?

Donika Bakiu: Koha më e bukur që ka kam kaluar është aty. Angazhime, mbledhje, aktivitete më mungojnë shumë sot e kësaj ditë. Më mungon ai orar që duheshte të qëndroj në zyrë e shpesh në vend 1-2 orë qëndronim edhe më shumë me punë e biseda. Një rast që e kujtoj gjithmonë është kur unë dhe mikja ime nga Struga, Doruntina Kreka për dy javë kemi bërë gati dy numra të revistës ‘’Euroidea’’ punonim ditë e natë. Kurse koha si anëtare e senatit ishte ndjenjë ndryshe mbledhje me rektorin në atë kohë Prof.dr. Zamir Dika një njeri që për mua është frymëzim gjithmonë dhe të gjithë anetarët tjerë e senatit që kam respekt të veçantë për të gjithë. Shumë kohë të bukura, shumë përvoja të bukura të jetës.

BiMedia: Kur dëgjoni termin rini çfarë mendoni dhe çfarë ofron vendi ynë?

Donika Bakiu: E tashme, e ardhme dhe gjithçka tjetër. Pa rini nuk ka gjallëri,gëzim, entuziazëm dhe pasion. Rinia dhe e ardhmja gjithmonë do të lidhen, sepse nuk mund të ekzistojnë në mungesë të njëra tjetrës. Një komb që nuk arrin të investojë në të ardhmen e rinisë së tij është një komb i dënuar, një komb i dështuar. Rinia është simbol i rëndësishëm i forcës dhe këmbënguljes.Rinia ka një rol të rëndësishëm në shoqërinë tonë , përfshirë lidershipin, risitë, aftësitë etj. Që vendi të ketë sukses, ata kanë nevojë për udhëheqës të arsimuar, të informuar dhe të përgjegjshëm. Të rinjtë duhet të korrigjojnë gabimet dhe mangësitë e udhëheqësve të mëparshëm dhe të ndryshojnë plotësisht perspektivën e asaj shoqërie të veçantë. Rinia duhet të heqë dorë nga veset si korrupsioni, vetë-përqendrimi dhe lakmia në udhëheqje, në mënyrë që qytetarët të kuptojnë zhvillimin, barazinë gjinore dhe shpërndarjen e barabartë të burimeve. Në vendin tonë të rinjtë janë në vështirësi. Zakonisht pas përfundimit të studimeve të ciklit të parë por edhe të ciklit të dytë ata e kanë të vështirë, të gjejnë vend pune . Partitë në pushtet zakonisht punësojnë në bazë të aktiviteteve partiake. Kjo gjë vret rininë, e largon nga vendi.

BiMedia: Gjatë Pandemisë COVID-19 keni qenë një zë çfarë do të thoni për këtë?

Donika Bakiu: Pandemia na ndryshoj jetën të gjithëve, dua gjithmonë të ndihmoj dhe mund ta bëj këtë. Ne të gjithë kemi një luftë me virusin korona. Por një gjë është e sigurt, virusi është midis nesh. Virusi ekziston. Nuk është turp të infektohesh nga virusi korona . Kam lexuar nga disa se virusi është gënjeshtër, çipat e Bill Gates etj. Habitem realisht njoh njerëz që humbën jetën kryesisht nga ky virus. Për vete maskën e mbaj gjithmonë po ashtu dhe dezinfektant me vete kam gjithmonë. Po ashtu kam ndjek trajnime të shumta, konferenca online ka pas raste kur 8 orë në ditë kam qenë online e lidhur etj. Gjatë kësaj kohe jam bërë pjesë e LDA-së ku kemi aktivitete por momentalisht online shkaku situatës. Kam ndjek shkollën politike online organizuar nga FRASH etj.

BiMedia: Një mesazh për rininë?

Donika Bakiu: Ne kemi rini me potencial por nuk ju jepet shumë mundësia të tregojnë se munden. Para një viti e ca muaj profesor Izet Zeqiri më ka thënë ‘’Puno shumë, do të vije dita jote’’, e kujtoj shpesh këtë dhe punoj fortë. Ndoshta do të vijë një ditë! Urime të gjithë të rinjve ditën botërore të rinisë!

BiMedia

By I ZH