Shkruan: Donika Bakiu

Kam respekt të veçantë për profesorët dhe do të kem gjithmonë. I kam frymëzim sepse kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin shumë për ne. Por vitin e kaluar në këtë datë pra 27.05.2019 studimi-anketa që doli në pah na tmerroi edhe pse e dinim të gjithë se ky fenomen ekziston. Sepse është me vite dhe nuk bëhet asgjë. Pesëmbëdhjetë profesorë të Universiteteve tona u denoncuan! Këtë e thanë nga “Klubi feminist” në Universitetin e Evropës Juglindore, të cilët thanë se diskriminimi gjinor në fushën e arsimit ekziston. Këtë përfundim ata sollën pas një ankete të realizuar në të cilin ishin përfshirë mbi 300 studentë, të cilët i ishin përgjigjur pyetjes nëse ekziston diskriminimi gjinor në arsim apo jo. Sipas analizës, 80 % e të anketuarve ishin përgjigjur me PO, ndërsa rreth 37 % prej të anketuarve kanë deklaruar se janë përballur direkt me diskriminimin gjinor në fushën e arsimit, përfshirë edhe diskriminimin nga administrata dhe profesorët. Ishin 15 emra të profesorëve që i kanë denoncuar studentët, madje disa nga to udhëheqin edhe institucione të larta shtetërore! Mund ta paramendoni çfarë udhëheqësish kemi? Gratë e vajzat kërkojnë vende pune tek ata? Dikush i ka profesorë ata! Edhe ne heshtim! Sot e kësaj dite asgjë nuk u bë si gjithmonë në harresë!Në vend që të merreshin me problemin që ndodh , u morën me metodologjinë e hulumtimit që kishte bërë klubi feminist dhe “a janë apo jo të vërteta ato denoncime” sepse mund të ndodh të gënjejnë studentët. A hyn kjo temë në të drejtat e njeriut ose të drejtat në vendin tonë? Ose studentët nuk i konsiderojmë të tillë i marrim vetëm kur duhet të mbushen sallat e universiteteve?! A ju intereson kjo problematikë? Përveç Ardit Ramadanit dhe Rita Behadinit nuk kam parë të tjerë deri tani të flasin hapur, të organizojnë panele diskutimi!Edhe ju të gjithë të tjerët të nderuar e të respektuar që i dini këto të gjitha dhe rrini heshtur vetëm të mos i lëshoni kolltuqet, mos ju prishet shoqëria, interesat personale, a ju shkon në mendje që në të ardhmen vajzat tuaja mund të jenë një ndër këto viktima?! Është e lehtë t’i vërsuleni dikujt për një koment në fb! Kjo është shumë e lehtë! Edhe vazhdoni bëjeni…! Por ku ishim sot një vjet?! Kur klubi feminist i UEJL-së denoncoj 15 emra profesorësh? Nën hije apo? E mbaj mend si sot kur Arditi lexonte komentet e anketuesve “Jo nuk u besojmë as dekanëve, as rektorëve ata janë shokë”, e shumë shumë fjalë të tjera! Është e tmerrshme të thonë se nuk u besojnë sepse njoh njerëz shumë të mirë që kanë poste por si duket e kanë humbur besimin, kur thehet nuk ngjitet lehtë.Ku jemi sot kur preket kjo temë? Mbase edhe shumë kohë do ta lejojmë biznesin e tyre e do tu vërsulemi njerëzve të tjerë! Nuk mundemi me të fortët këtë e ka dëshmuar gjithmonë koha se ua mbyllin gojën kanë çdo gjë në dorë a po, si vendet e punës si të tjerat?! Tmerr për vendin ku jetojmë! Gjithmonë kam dëgjuar nga të rinjtë të thonë se si nuk patëm një emision si “Stop” ose “Fiks fare”! Po besoj se mund ta bëjmë në të ardhmen ,ju të nderuar studentë edhe atje mund t’i denonconi ata vijnë këtu ose të dërgoni materiale të jeni të sigurtë sepse shumica prej jush gjithmonë thoni se nuk u besoni këtyre në vend, më vret kjo gjë por është e drejta juaj të besoni ose jo mbase keni diçka pse nuk u besoni. Por një gjë duhet ta dini se ata duhet të dalin në pah! Mos rrini të heshtur !Ndihmoni ju këtë fenomen të del në dritë sepse është kancer i shoqërisë! Me 10.12.2019 u bë publik ky rast “Shuklev kërkonte nga studentet seks ose para në këmbim të notës” Rasti është hapur në vitin 2016, ndërsa të akuzuar janë profesorët Bobek Shuklev, Sllave Risteski, Dragan Janev dhe Stojan Debarlliev. Ne ku jemi?! Anketa e para një viti më del para syve sot! Ata njerëz janë udhëheqës institucionesh! Meritë e kujt është kjo?

By I ZH