Kronika Rajoni

Digjet një banesë në Lagjen e Spitalit, një person i lënduar

Një person ka mbetur i lënduar pasi një banesë në Lagjen e Spitalit në kryeqytet është përfshirë nga zjarri.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxha, rasti është raportuar rreth orës 17:05.

“Sot më datën 10.05.2020 rreth orës 17:05 kemi pranuar informatë se në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, një banesë është duke u djegur. Njësitë policore menjëherë iu kanë përgjigjur thirrjes dhe kanë dalur në vendin  e ngjarjes. Sipas informatave të para një person është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vend ngjarje janë njoftuar të dalin edhe njësitë tjera emergjente dhe të zjarrfikësave.”, ka thënë Hoxha për KALLXO.com.

Para pak minutave është raportuar edhe për një shtëpi të djegur në lagjen ‘Arbëria’.