Alsat mëson se të paktën 30 taste të reja kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në vendin tonë , 22 prej të cilave janë vërtetuar nga Instituti për Shëndetit Publik kurse tjerat nga institucione private në vend. Në 48 orët e fundit fatmirësisht në Dibër nuk është shënuar as një rast i ri me koronavirus.  Sipas të dhënave të fundit të siguruara nga Alsat, Shkupi kryeson me numrin e infektuarve me gjithsej 195 të prekur, Kumanova renditet e dyta me 62 të infektuar. Në Klinikën Infektive në Shkup janë sjellë dy pacientë nga Kumanova, njëri në gjendje të rëndë.

By I ZH

Leave a Reply