Një dhi hyri në një zyrë qeveritare në Indi dhe u xhirua duke u larguar me një dosje plot me letra nga brenda ndërtesës.

Videoja e filmuar jashtë zyrës së Sekretarit të Panchayat në Chaubepur, Kanpur, tregon një punonjës që ndjek dhinë ndërsa ajo mban dosjen me letra në gojë.

Dëshmitarët thanë se dhia kishte hyrë në ndërtesë ndërsa punonjësit po punonin jashtë dhe u largua me letra nga një zyrë ku ruhen dokumentet në lidhje me projektet e zhvillimit të fshatit.

Zyrtari i zhvillimit të bllokut Chaubepur, Manulal Yadav, tha se dosja e marrë nga dhia nuk përmbante dokumente zyrtare, transmeton Klankosova.tv.

Punonjësit gjetën shumicën e letrave nga kafsha, por disa ishin përtypur.