Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e ish-efektivit të policisë Xhelal Reçi mëngjesin e sotëm në Laç. Mësohet se viktima është qëlluar sapo apo kishte parkuar makinën dhe po mbushte ujë pranë biznesit të tij në Laç.

Pak pas ngjarjes së rëndë është gjetur një mjet i djegur vetëm disa kilometra larg vendit të ngjarjes që dyshohet se u përket autorëve të krimit.

Në makinë rezultuan targa greke të mbivendosura, ndërsa vetë mjeti ishte e vjedhur para një muaj në Mbrostar të Fierit.

Brenda makinës nuk janë gjetur sende apo gjurnë që mund të ndihmojnë grupin hetimor në identifikimin e autorëve.

By B I