Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e dyfishtë në fshatin Gramës të Krujës, ku mbërmjen e djeshme u ekzekutan dy vëllezërit, Xhentil dhe Gramoz Bardhi. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri në një lokal në fshatin Gramëz, ku autori dhe viktima u konfliktuan me njëri tjetrin. Pas sherrit në lokal autori Roland Pula mori një kallashnikov dhe  vrau në derë të shtëpisë dy të rinjtë. Shkak i ngjarjes së rëndë është bërë prishja e pazareve për vjedhjet që kryenin autori dhe viktimat. Kohët e fundit viktimat dhe autori bashkëpunonin me njëri-tjetrin edhe për kultivim të bimëve narkotike.

Po kështu burimet bëjnë me dije se vëllezërit Bardhi janë konfliktuar edhe më herët me autorin, por sherri i djeshëm rezultoi fatal. Roland Pula dhe vëllerëzit Bardhi  kanë rrahur e plagosur njeri tjetrin herë pas herë. Po kështu rreth  një dekadë më parë vëllai i dytë i viktimave plagosi me thikë xhaxhanë e autorit. Për krimin, ai kreu dënimin dhe doli nga burgu.

Vrasje e dyfshitë ka ndodhur rreth orës 22:25 të mbrëmjes së djeshme në Krujë. Dy vëllezërit, Xhentil dhe Gramoz Bardhi u qëlluan për vdekje me armë zjarri dhe ndërruan jetë rrugës për në spital. I dyshuari kryesor është Roland Pula, i cili  po kërkohet nga Policia. Ky i fundit u largua nga vendi i ngjarjes dhe braktisi edhe mjetin e tij tip “Benz”.

By I ZH