Organizata Demokracia Studentore ka kërkuar nga rektorati i Universitetit të Prishtinës që t’i lirojë studentët nga të gjitha pagesat në këtë kohë të pandemisë.

“Ne si studentë jemi shumë të shqetësuar për presionin e vazhdueshëm që po e bëjnë fakultetet ndaj studenteve për ti kryer pagesat e semestrave dhe pagesat të tjera që lidhen me shërbimin ndaj studentëve, andaj ne kërkojmë nga Rektorati i universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ që në këtë kohë të pandemisë t’i liroj studentet nga të gjitha pagesat, pasi që studenti është kategoria më e prekura në këtë situatë të pandemisë”.

“Studentet në Kosovë nuk kanë asnjë lloj të ardhure financiare dhe i vetmi burim financimi është nga prindërit e tyre që edhe ata kanë pauzuar dhe nuk kanë punuar më shumë se dy muaj. Rektorati i Universitetit të Prishtinës duhet të ketë konsideratë ndaj studenteve për gjendjen e tyre të rëndë ekonomike në këtë kohë të pandemisë dhe të merr një vendim dhe ti liroj studentët nga të gjitha pagesat të paktën deri në muajin tetor”, thuhet në komunikatën e organizatës “Demokracia Studentore”, transmeton Klan Kosova.

By I ZH