Pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit kanë filluar rrjedhjet e para në partitë politike. Kjo i ka ndodhur LSI-së ku figura e saj qendrore në Berat, ish ministri i drejtësisë Nasip Naço ka deklaruar hapur se do t’i bashkohet Partisë Socialiste.

“Sot do të shprehja edhe një herë qëndrimin tim se do të jem në krahë të majtës progresiste, ku Berati dhe Shqipëria nuk ka nevojë më për eksperimente politike. Ka nevojë për të ecur përpara. Unë kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar nga LSI së bashku me PS , kontributi i m ka qenë modest por përkushtimi im ka qenë i madh për të ecur para si me reformën në drejtësi dhe në reformat e tjera që janë të domosdoshëm. Ajo që mund t’ju them se sot jam më zotin Klosi dhe në të ardhmen do të jem me të. Shqipëria nuk ka më nevojë për eksperimente politike dhe as për njerëz vasal të dikujt tjetër por të përfaqësoj një pjesë të elektoratit që është i papërfaqësuar dhe se votat e tyre të shkojnë në koalicion me të majtën progresiste. Eksperimentet janë të së kaluarës, e ardhmja është e së majtës progresiste”, tha Naço i shoqëruar nga ministri i Turizmit. Vetë ministri, njëherësh drejtues politik i Qarkut të Beratit shprehet se kjo rrit pritshmëritë për më shumë mandate. Klosi tha se socialistët do të marrin 5 deputetë në Berat.

Por si u kthye Nasip Naço me Partinë Socialiste, duke tradhëtuar kështu LSI-në, nën siglën e të cilës ka mbajtur postin e deputetit ndërsa në periudhën 2009 – 2011 u zgjodh nënkryetar i kuvendit. Në vitet 2011 – 2012, ai ushtroi detyrën e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, ndërsa ne 2013 drejtoi dikasterin e ministrisë së Drejtësisë nën logon e LSI-së.

Gazeta panorama ka sjellë një video ku duket qartazi se si kryeministri Rama josh Nasip Naçon për t’iu bashkuar PS-së. Në video kryeministri shihet i shoqëruar me ish-ministrin tjetër të LSI-së, Lefter Koka dhe Damian Gjiknurin teksa konsumojnë verë në një restorant. Ndërsa nga mënyra si flet Rama duket se Naço ka refuzuar ti bashkohet atë mbrëmje, rreth një muaj më parë, ndërsa kryeministri vazhdon ta ftojë disa herë Nasip Naçon të takohet me ta dhe të konsumojë verë. Në video flet edhe Lefter Koka, i cili i thotë kryeministrit se Naço është i pakënaqur me LSI-në, pasi në vend të tij do të garojë Elona Guri në qarkun e Beratit. /Lapsi.al

By I ZH