Kamerat e sigurisë në një autostradë kanë filmuar momentin e rrëzimit të avionit të miliarderit rumun në Milano, që iu mori jetën 8 personave, mes të cilëve dhe një të mituri.

Pamjet tregojnë momentin ndërsa avioni i vogël turistik bie me shpejtësi në mënyrë vertikale në drejtim të zonës së banuar në rrethinat e Milanos.

Piloti i avionit 8 vendesh ishte edhe pronari i mjetit, dhe në të njëjtën kohë edhe një nga figurat më të njohura të ekonomisë rumune. Bëhet fjalë për miliarderin Dan Petrescu, i njohur si një nga ndërtuesit më të njohur të vendit lindor.

Autoritetet kanë nisur një hetim për ngjarjen dhe dyshojnë se një nga motorët e avionit ka pësuar avari.

Avioni, një Piper Pilatus PC12, ishte ngritur pak minuta para aksidentit nga aeroporti i Linates, me drejtim qytetin turistik të Olbias, në Sardegna.

By admin