77 vjeçari nga Stublla e Vitisë, i cili ishte rasti i parë i konfirmuar me coronavirus në Kosovë, ka dalë negativ pas testimeve që i janë bërë.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

“Lajmi i mirë është se rezultatet e djeshme që kanë dalë për pacientin 77 vjeçar dhe bashkëshorten e tij që kanë qenë të hospitalizuar kanë dalë negativë”, ka thënë Haliti.

Ai ka shtuar se i ka gëzuar ky lajm duke marrë parasysh se edhe shëndeti i anëtarëve të tjerë të familjes së këtyre dy pacientëve është i mirë.

77-vjeçari nga Stublla e Vitisë, kishte hyrë më 5 mars në Kosovë nga shteti i Italisë, atje ku edhe tani situata me këtë pandemi ka dalë nga kontrolli.

Në Kosovë numri i personave të prekur me coronavirus ka arritur në 108. 

By B I

Leave a Reply