Turqia dërgon donacion për Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjë dhe Hercegovinën që përbëhet me pajisje mjekësore dhe masa mbrojtëse për institucionet e këtyre vendeve për të menaxhuar krizën e krijuar nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu.

Turqia për të mbështetur luftën kundër COVID-19, me udhëzim të presidentit të Turqisë Regjep Taip Erdogan, ka dërguar ndihma mjekësore, me kërkesë të 5 vendeve Ballkanike në mesin e tyre edhe Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Maskat, kominoshet dhe kitet e diagnostikimit të shpejtë të përgatitur nga Ministria turke e Shëndetësisë, janë ngarkuar në avionin kargo A400M në Aeroportin Ushtarak Etimesgut në Ankara, prej ku u nisën.

Avioni fillimisht do të shkojë në Serbi, ndërsa më pas në vendet tjera.

“Pas dëshpërimit ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell”, shkruan në turqisht dhe gjuhët përkatëse mbi ndihmat, fjalë nga poeti mistik dhe dijetari Mevlana, i njohur edhe si Rumi.

Turqia edhe javën e kaluar kishte dhuruar ndihma mjekësore Italisë dhe Spanjës.

By I ZH

Leave a Reply