Instituti për Shëndet Publik prej sot do ta kumtojë statistikën e ditës për numrin e të sëmurëve të rinj me Covid-19  të cilat  janë mbledhura deri në orën 15:00, për dallim prej ditëve tjera ku statistikat ditore ishin të mbledhura deri në orën 12:00. Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se është rritur vëllimi i punës dhe informatave dhe është gjithnjë e më i madh numri i testimeve në disa laboratore të cilat i parashtrojnë raportet e tyre në ISHP.

“Po bëjmë përpjekje të mëdha që me kohë, në mënyrë transparente dhe saktë ta njoftojmë opinionin dhe të komunikojmë me mediumet. Në këto momente është e domosdoshme të kemi të dhëna të sakta, të kontrolluara dhe precize dhe për atë qëllim e zhvendosim kohën e njoftimit. Konferencat për shtyp mbeten të zhvillohen të rregullta për të gjitha informatat shtesë dhe pyetjet nga ana e mediumeve. Shërbimi ynë për Marrëdhënie me opinionin është maksimalisht i përkushtuar t’u përgjigjet pyetjeve në afat sa më të shkurtë dhe këtë do të vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen“, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

By I ZH

Leave a Reply