Nga Ministria e Shëndetësisë kanë lajmëruar se janë regjistruar 44 raste të reja në vend, ku numri total ka shkuar në 329. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka informuar se si pasojë e virusit COVID 19, në klinikën infektive në Shkup, në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë, dy burra, një 45 vjeçar nga Kumanova dhe një 78 vjeçar nga Dibra.
Sipas qyteteve të infektuarit e ri janë nga Kumanova (23), Shkup (12), Tetovë (2), Manastir (3), Strugë (2)Prilep (1), Shtip (1). /BiMedia/

By I ZH

Leave a Reply