Organizata Ndërkombëtare e Punës, ILO, ka njoftuar se mbyllja e plotë ose e pjesshme e bizneseve për shkak të koronavirusit të ri ka prekur 81% të fuqisë punëtore në botë, ose ndryshe 2,7 miliardë punonjës, raporton Anadolu Agency.

Shumë vende të botës po përpiqen të ruajnë distancimin social dhe të marrin masa të reja për të zvogëluar shpejtësinë e përhapjes së COVID-19, për të lehtësuar sistemin shëndetësor dhe për të parandaluar humbjet e jetëve.

“Efektet ekonomike të pandemisë janë më seriozet të përjetuara që nga Lufta e Dytë Botërore”, shkruan ILO në raportin e saj për COVID-19 dhe botën e biznesit.

Në të gjithë botën parashikohet se 6,7 % e orarit të punës do të eliminohet në tremujorin e dytë të vitit.

Sipas grupeve, përsa i përket të ardhurave, grupi i punëtorëve me të ardhura të larta-të mesme pritet të jetë grupi ku ato do të ulen më shumë në bazë proporcionale me orarin e punës.

Vendet që do të preken më shumë nga kjo janë vendet arabe, europiane dhe ato të Azi-Paqësorit.

By I ZH

Leave a Reply