Mediat ndërkombëtare pretendojnë se pandemia e Covid 19 ka pasoja më të rënda në rajonet me ajër të ndotur. Nju Jork Tajms shkruan se njerëzit që jetojnë në vendet me ajër të ndotur janë për 15 për qind më të rrezikuar nga vdekja që mund të shkaktojë Virusi Korona. Media prestigjioze amerikane si rast studimi ka marr tre qytete të mëdha, Nju Jork, San Francisko dhe Nju Delhi. Në kryeqytetin Indian ndotja e ajrit është për dy herë me e madhe se në Nju Jork. Kjo ka rezultuar që për dallim nga San Francisko dhe Nju Jork, në Nju Delhi të ketë nga 12-15 për qind më shumë viktima si pasojë e CoVid-19, duke marr për bazë shifrën 1 milion banorë. Një analizë e Hardvardit ka vërtetuar se në Manhatan është regjistruar njësia më e ulët e ajrit të ndotur në 20 vitet e fundit.

 Nëse një person jeton me dekada në një qytet të eksponuar ndaj shkallës së lartë të ajrit të ndotur është për 15 për qind më i rrezikuar që të vdes nga Virusi Korona se sa një qytetar që jeton në një rajon me njësi apo shkallë më të ulët të ajrit të ndotur”-tha Lisa Friedman, New York Times,

Ish nënpresidenti amerikan Joe Biden aktualisht kandidat i Demokratëve ka njoftuar se një ekip i tij është duke hulumtuar gjenezën e Virusit Korona mbi bazën e dyshimeve për prapavijën e tij ndaj ngrohjes globale dhe ndotjes enorme të ajrit. Biden thotë se ajri i ndotur duhet merret më seriozisht se sa thjeshtë një kërcënim i vogël shëndetësor.

Po shqyrtojmë provat që ekspozimi afatgjatë në ajër të ndotur, posaçërisht në zonat e komuniteteve që jetojnë me ardhura të ulëta është i lidhur me vdekjet si pasojë e CoVid-19. Është koha që neve ta trajtojmë seriozisht ajrin e ndotur si kërcënim për shëndetin tonë”-pohoi Joe Biden, kandidat për president të SHBA-ve.

Analizat kanë përfshirë edhe vendet Afrikane dhe Aziatike të cilat në nivel shtetëror kanë dhjetëra raste të konfirmuara me CoVid-19, ndërsa ndotja e ajrit nuk është në nivele alarmante.

By I ZH

Leave a Reply