Alsat mëson se gjatë 24 orëve të fundit prej 586 testeve të realizuara, 49 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve tashmë shkon në 760. Sipas vendbanimeve prej 49 rasteve të reja, 13 raste janë regjistruar në Shkup, 14 në Kumanovë, gjashtë në Shtip, tetë në Prilep, gjashtë në Veles, një në Gostivar dhe një në Koçani. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe dy viktima, një në Kumanovë dhe një në Prilep, numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet tashmë shkon në 34.

Qytetet

– Kumanovë 14

– Shkupi 13

– Prilep 8

– Shtip 6

– Veles 6

– Gostivar 1

– Koçan 1

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 në vend tani është 760, dhe 34 i vdekjeve. Në 24 orët e kaluara, 3 pacientë janë pranuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, dhe aktualisht gjithsej 68 pacientë janë shtruar në këtë spital. Nga këto, 15 janë në mbështetje të oksigjenit dhe 8 në ventilim mekanik.

Tetë pacientë të rinj u pranuan në spitalin “8 Shtatori”, dhe gjithsej 28 u shtruan në këtë spital. Nga këto, 9 kanë një pasqyrë klinike më të rëndë, dhe 6 pacientë janë në aparat të frymëmarrjes.

Në spitalin e Manastirit, i cili është qendër rajonale, 5 pacientë u shtruan në spital. Në trajtim shtëpiak përmes këtij spitali monitorohen 7 pacientë, që janë në gjendje të mirë.

Në spitalin e Shtipit janë 13 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar me virus korona, dhe 13 të tjerë janë duke u monitoruar në mjekim shtëpiak. Përveç një paciente me një gjendje përkeqësuar, të gjithë të tjerët janë të qëndrueshëm.

Në 24 orët e kaluara janë testuar 586 qytetarë, dhe deri më tani në vendin tonë janë kryer gjithsej 7.653 testime.

By I ZH

Leave a Reply