Bashkimi Europian duhej ta përballonte si një i vetëm pandeminë dhe nuk duhej ta linte Italinë vetëm, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një letër dërguar gazetës së njohur italiane ”La Reppublica”.

”Europa tashmë e ka ndryshuar ritmin e saj”, theksoi ajo.

”Tani nuk është si më parë dhe kjo ishte e dëmshme. Mund të ishte shmangur”, thotë Der Leyen.

”Sot Europa po mobilizohet përkrah Italisë, por duhet pranuar që në ditët e para të krizës, të përballur me nevojën për një përgjigje të përbashkët, shumëkush ka menduar vetëm për problemet e shtëpisë së tij”, shton presidentja.

”Ne kemi marrë masa me të ashtuquajturin instrumenti SURE për ruajtjen e nivelit të punësimit në vendet më të prekura. Ajo që kaluam ishte e dëmshme dhe mund të ishte shmangur, por tani Europa ka ndryshuar ritmin e saj”, përfundon Von Der Leyen.

By I ZH

Leave a Reply