Pesë të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë janë arrestuar nga policia, përderisa katër prej tyre u është caktuar masa e paraburgimit.

Në seancën gjyqësore, njëri nga të dyshuarit për dhunim, 27-vjeçari E.R, është deklaruar se e kundërshton kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

I njëjti shtoi se nuk ka asgjë të bëj me rastin që prokuroria po e ngarkon me të dhe se do të pranonte çfarëdo mase tjetër.

Ndër të tjera, i dyshuari për dhunim, premtoi se do t’i përgjigjet thirrjeve të gjykatës dhe prokurorisë, nëse nuk i caktohet masa.

Në anën tjetër, avokati Fitim Limani, mbrojtës i të dyshuarit E.R, kërkoi nga gjykata që të mos i caktohet paraburgimi të mbrojturit të tij meqë akoma është herët të konsiderohet se janë plotësuar kushtet për caktim të paraburgimit.

Limani tha se është fazë e hershme për të vërtetuar se dhunimi që po dyshohet se ka ndodhur, ka ndodhur me të vërtetë, meqë viktima ende është duke u ekzaminuar nga institucionet përkatëse.

Në një park të kryeqytetit një vajzë e re 11-vjeçare përderisa ishte duke ecur ishte ndaluar e pastaj dhunuar seksualisht nga disa persona.

Kështu përshkruhet në dosjen e prokurorisë të cilën e ka siguruar KALLXO.com.

Ngjarja e rëndë pretendohet të ketë ndodhur pasi tre persona e kishin ndalur 11-vjeçaren e cila ishte duke ecur.

Të tre personat ishin afruar tek e mitura dhe e kishin ngacmuar me fjalët “Zemër po më pëlqen”, përderisa njëri nga të dyshuarit kishte filluar ta prek me dorë në pjesën e barkut dhe në fundin e shpinës.

Dosja e organit ndjekës të cilën e ka siguruar KALLXO.com tregon se të dyshuarit ia kishin hequr të miturës rrobat në park.

Pasi e kishin zhveshur, në dosje përshkruhet se njëri nga të dyshuarit po ia mbante duart dhe gojën viktimës ndërsa tjetri po e dhunonte seksualisht.

Sipas përshkrimit të prokurorisë dhunimi kishte vazhduar dhe ai i cili ia mbante duart, pastaj kishte filluar ta dhunojë seksualisht.

Pasi ishte dhunuar nga dy të dyshuarit e parë, viktima në afërsi të shtëpisë së saj ishte ndalur edhe nga një person tjetër.

Ai e kishte futur 11-vjeçaren në veturë së bashku me tre persona të tjerë dhe e kishte dërguar në një vend ku kishte vetëm pemë dhe bari.

Aty përshkruhet se viktima ishte dhunuar sërish.