Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se ndërkombëtaret janë njoftuar qysh para dy muajsh për skadimin e marrëveshjes për targat.

“Ka ardhur koha kur Kosova mendon se kjo marrëveshje nuk duhet të vazhdojë më”, ka deklaruar Muja.

Deputeti i LVV-së ka thënë se Kosova nuk është e interesuar që situata në veri të eskalojë.

“Ne garantojmë se qytetarët serb në veri do të kenë të garantuar të gjitha të drejtat, sidomos atë të lëvizjes”.

Ai thotë se plani është menduar për një kohë të gjatë dhe janë paraparë të gjitha skenarët.

“Janë menduar të gjitha skenarët e reagimit dhe do të ketë masa për secilin skenarë të mundshëm. Kjo qeveri nuk e ka në plan të kthehet mbrapa. Nuk do të pranojmë pozicion inferior dhe që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Muja.

By I ZH