Në një dokumentar për krimet e luftës të realizuar nga gazetarja Jeta Xharra në emisionin Jeta në Kosovë, në vitin 2013, një paramilitar serb ka treguar krimet e luftës që ai dhe bashkëkombasit e tij kanë bërë në disa pjesë të Kosovës. Për luftën në Kosovë ka shumë dokumentare që tregojnë për krimet që u janë bërë qytetarëve shqiptarë. Por shum rrallë këto hisori janë treguar nga personat që i kanë kryer këto krime. Zoran Raskoviç është paramilitari serb i cili para disa viteve vendosi të tregoj dhe dëshmojë edhe në gjykatë për krimet e luftës. Gjatë kohës ku ai ka qenë dëshmitar, ai ka qenë në mbrojtje konstante të policisë, sepse ai vendosi të dëshmojë haptas, pa mbulur edhe fytyrën dhe sepse ai ka marrë kërcënime të shumta nga anëtarët tjerë të njësisë në të cilën ai ka qenë. Në dokumentarin e realizuar në fjalë, ai ka vendosur të flasë, sepse ka qenë i bindur se jeta e tij në Serbi pas dëshmisë, nuk do të ishte e gjatë. /BiMedia/

Për më tepër, ju ftojmë të ndiqni dokumentarin e realizuar nga emisioni Jeta në Kosovë:

By I ZH

Leave a Reply