Menjëherë pasi kthyen pushtetin, talibanët e kthyen edhe kontrollin ndaj resurseve natyrore për të cilat ish ministri për miniera në vend deklaroi se mund të kapin vlerën prej 3 trilionë dollarë.

Ky vlerësim ishte bërë në sondazhin e fundit të ekspertëve në vitin 2010 dhe tani mund të kushtoj edhe më shumë, pasi rimëkëmbja ekonomike globale nga koronaviruai shkaktoi rritje të çmimeve të metaleve, nga bakri deri tek litiumi, që veçanërisht u shtrenjtuan këtë vit.

Afganistani është i pasur me resurse si bakri, ari, nafta, gazi natyral, uraniumi, boksiti, qymyri, litiumi, kromi, sulfuri, gipsi, mermeri dhe të tjera, shkruan reuters.

Në vazhdim një përmbledhje të resurseve kyçe të Afganistanit, sipas vlerësimeve të ministrisë për miniera të këtij vendi dhe të qeverisë amerikane, si dhe vlera monetare për ekonominë e Afganistanit të përfshirë nga lufta.

BAKRI
Ministria për miniera dhe naftë e Afganistanit në vitin 2019 i ka vlerësuar kapacitetet e bakrit në vend, në thuajse 30 milion tonë. Sektori i minierave në mënyrë plotësuese ka informuar ministrinë se ka edhe 28.5 milion tonë bakër në vende të pazbuluara. Kjo do të sjell afro 60 milion tonë, në vlerë prej qindra miliardë dollar, duke pasur parasysh kërkesën e shtuar për këtë metal.

Konsorciumi i korpusit metalurgjik të Kinës “Xhiangsi Koper”, që në vitin 2008 ka marr me koncesion në kohëzgjatje prej 30 viteve projektin më të madh të bakrit në vend, Mes Ajnak. Sipas vlerësimeve, vlera e mineraleve, sipas çmimeve aktuale, mund të arrijnë deri në 100 miliardë dollar.

Metalet e tjera

Në raportin për vitin 2019, gjithashtu nënvizohet se Afganistani ka më shumë se 2.2 miliardë tonë hekur për përpunim të çelikut në vlerë mbi 350 miliardë dollarë amerikanë sipas çmimeve aktuale të tregut.

Resurset për arin janë shumë më modeste, rreth 2.700 kilogram, në vlerë prej afro 170 milion dollarë.

Litiumi dhe metalet e rralla

Memorandumi i brendshëm i Njësitit për mbrojtje të SHBA-së në vitin 2010, gjoja e përshkroi Afganistanin si “Arabia Saudite me Litium”, që mund të jetë po aq vendimtare për furnizimin global me bateri siç është vendi i Lindjes së Mesme për furnizim me naftë të papërpunuar.

Krahasimi është bërë në kohën kur litiumi shfrytëzohej maksimalisht në bateritë për pajisjet elektrike, por para se të bëhej e ditur se sa litium do të nevojitet për bateritë e makinave elektrike.

Në raportin e vitit 2017/18 nga Instituti Gjeologjik i SHBA-së vërehet se Afganistani ka depozite të spondumenit, mineral që përmban litium, por nuk jep vlerësim të tonelatës, derisa raporti afgan për vitin 2019 aspak nuk e përmend litiumin.

Megjithatë raporti i Ministrisë për minierat për vitin 2019, megjithatë thotë se Afganistani ka 1.4 milion tonë materiale të rralla, grup prej 17 elementeve të cilat kanë potencial përdorim në industrinë elektronike për përdorim të gjerë, por dhe pajisje ushtarake.

(Foto: Reuters)