Nga Drejtoria për parashtrim të sanksioneve për TV 21 kanë deklaruar se nga Burgu i Idrizovës kanë ikur dy persona. Për rastin janë vërejtur lëshime në punën e disa punonjësve të burgut, ndaj të cilëve është ngritur procedurë disiplinore.

“Kanë ikur dy të burgosur nga burgu i Idrizovës, nga reparti gjysmë i hapur dhe i hapur, në kamerat e sigurisë është vërejtur dhe konstatuar lëshim në punën e disa pjesëtarëve të burgut dhe menjëherë është ngritur procedurë disiplinore kundër të njëjtëve”, thanë nga Drejtoria për parashtrim të sanksioneve.

Nga atje kanë demantuar edhe informacionet që u publikuan nga disa media, se të burgosurit në Shutkë kanë hedhur enë apo pjata nga dritaret e burgut. Thonë se situata në Shutkë është në rregull.

By I ZH

Leave a Reply