Faxweb raporton se burri i kuzhinieres së kopshtit Nr 9 në Vlorë, prej më shumë se një jave ka rezultuar pozitiv ndaj Covid.

Ndërsa gruaja (kuzhinierja) shkonte rregullisht në punë. Një ditë më parë vetë kuzhinierja ka treguar që burri është pozitiv. Janë marr tamponët për gruan dhe pjesën tjetër të stafit. Ndërsa është mbyllur edhe kopshti.

Ndërkohë 4 raste të reja me COVID-19 janë zbuluar ditën e sotme në Krujë, ndërkohë që ende priten përgjigje të tesTimeve të tjera të kryera. Burime për FaxWeb bëjnë me dije se rastet e reja janë zinxhir i kontakteve të mëparshme të fasonerive.

Po ashtu një tjetër rast është zbuluar me COVID-19 në Korçë, ku ka rezultuar e inf ektuar një e moshuar. Burime të sigurta thonë se e moshuara dyshohet të jetë inf ektuar në Tirane atje ku ka qenë e shtruar disa ditë. Ndërkohe testit iu janë nënshtruar edhe familjarëve.

Kujtojmë se dje janë konfirmuar 66 raste të reja me Covid 19 në vendin tonë, duke e çuar numrin total të rasteve në 1788. Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 32 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 3 raste në Shkodër dhe Fier, nga 1 rast përkatësisht në Tropojë, Lezhë, Elbasan.

Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 55 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 663 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

By I ZH